Transmetuar më 12-12-2019, 19:09

Komediani i njohur nga Philadelphia, Chris Cotton ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçari.  Lajmin e hidhur e konfirmoi "Qendra e Komedisë" të mërkurën.

"Ne jemi të shkatërruar nga humbja e Chris Cotton, një komedian i mahnitshëm, një anëtar i nderuar i familjes së Qendrës së Komedisë dhe një gëzim për të gjithë ne. Ai do të na mungojë", thuhet në deklaratë.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së komedianit. Përveç kësaj pune, Chris provoi të bëhej edhe shkrimtar.

Ai publikoi librin e titulluar " What My Dad Did: My Theory On Joke Writing", në të cilën shkruajti rreth kohës kur punonte me babain në një nga shkollat e qytetit në South Philly.

Ai ishte aktiv në skenën e Philadelphia si dhe jepte mësim në Kolegjin e Komdisë. Ai ishte i martuar me dashurinë e jetës që prej gjimnazit, Ericalynn, e cila do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë vitin e ardhshëm./a.m/noa.al/