Transmetuar më 12-12-2019, 19:16
Foto ilustruese

Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Burrelit mbrëmjen e sotme.

Grabitësit i bënë pritë në rrugën që të çon në fshatin Derjan shtetasit D.B., dhe i morën 15 mijë euro.

Ai po tërhiqte para nga banka kur u pikas nga disa persona.

Grabitësit ishin të maskuar dhe të armatosur.

Ende nuk dihet identiteti i grabitësve./noa.al/