Transmetuar më 12-12-2019, 19:39

Marsela Çibukaj dhe Bujar prezantoi Festivalin e famshëm XI, në sallën e Bunk’Art1, ndërsa në skenë u ngjitën artistë të njohur dhe të mëdhenj.

"Shqipëri ka nevojë pikërisht pas tërmetit, për njerëz të vërtetë", u tha ndër të tjera.

Kështu ndodhi edhe me inxhinieren Luljeta Bozo dhe shumë personalitete të tjerë që është lënë padrejtësisht në hije. Pa dashur, a pa kuptuar, ishin katakultpuar njerëz pa vlerë dhe dëgjoheshin për vite më radhë, mendime "e diskutime të kota dhe pa shije".

Por në momente të vështira, nevojitet logjika dhe dija.

Bujar Kapexhiu, me modestinë e tij tha: "Nuk ka gjë, në botë ka vend për të gjithë"… pra edhe për antivlerat?

Në 2020 që po troket, të gjithë ne shqiptarët kemi nevojë të ndjekim e të kërkojmë të mirën e të bukurën, në radhë të parë mes nesh.

Ndoshta kështu do të gjejmë rrugën e duhur për t’u përmirësuar e paqtuar.

Si kudo në botë, mbi personazhet publikë dhe vlerat duhet të ketë një radhë.

"Ndoshta, por mendoj vetëm në një masë të tolerueshme dhe balancuese me vlerat, ndryshe, nëse antivlerat marrin shumicën apo gjithçka, nuk rrihet më në atë "shtëpi", ose të paktën, nuk ka vend për të bukurën dhe të mirën.

Antivlerat krijojnë një ankth dhe energji negative të vazhdueshme. Vijnë në fillim tinëz pasi habisin me paturpësinë e tyre, marrin vëmendje dhe audiencë; antivlerat janë të paparashikueshme, nuk ndjekin logjikën dhe për këtë arsye marrin shumë shpërndarje, klikime, por lëshojnë dalëngadalë një helm vdekjeprurës për individë dhe për shoqëri.

Shqiptarët e kanë mes tyre vlerën, të bukurën dhe logjikën.

Kompozitori Agim Krajka, i tërhequr pasi nuk arrin të kompozojë dot tallavanë që "e kërkon koha e publiku", nga e njëjta skenë tha: Jemi vendi më i varfër në Europë, por kemi folklorin më të bukur.

Në skenën e Bunk’Art1 u ngjitën artistë të mrekullueshëm më të vjetër dhe të rinj: Liljana Kondakçi, Bashkim Alibali, Luan Zhegu, Kozma Dushi, Kejsi Tola, Bledi Polena, Vitmar Basha, duke na treguar se është shumë bukur kur bëhen bashkë vlerat./NOA.al