Transmetuar më 12-12-2019, 22:46

Një përplasje "e fortë" ka ndodhur këtë mbrëmje në Open mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit dhe gazetarëve Eni Vasili dhe Alban Dudushi.

"Përplasja" nisi kur Kryemadhi tha se mediat po i bëjnë qoka kryeministrit Edi Rama. Aty ndërhyri Eni Vasili duke i thënë Kryemadhit që Open asnjëherë nuk i ka bërë qoka dikujt.

"Edhe ju keni bërë qoka duke nisur që nga minutazhi"- tha Kryemadhi

“Në këto 16 ditë ju kam ftuar ju, disa herë kam marë zotin Basha në telefon për të ardhur në Open që të flasë për tërmetin dhe nuk ka dëgjuar. Ne ju ftojmë ju nuk vini pastaj na akuzoni ne gazetarëve për gjithçka,”- ndërhyri Eni Vasili.

“Akuza ime e parë është 51 viktma të vrarë me dashje. Familja Lala vdiq sepse nuk kishte  2 fadroma për të mbajtur soletën, pasi banesa nuk u rrëzua menjëherë”- tha Kryemadhi.

Në ato momente ndërhyri Alban Dudushi i cili i tha Kryemadhit që nuk jeni eksperte përtë folur për atë pjesë.

"Ju Alban nga i dini përgjigjet që thoni në emision?"- e pyeti Kryemadhi Dudushin.

"Unë pyes eskpertët"- iu përgjigj Alban Dudushi.

"Edhe unë kam ekspertët  e mi"-vijoi Kryemadhi.

"Na e thuaj kujt i referohesh"- vijoi Dudushi.

Në këto momente Kryemadhi akuzoi gazetarin Alban Dudushi për qoka ndaj qeverisë.

"Ju i bëni qoka. Që me atë emisionin që bëtë me studentët"- tha Kryemadhi.

"Cilët studentë? Ju i bëtë presion studentëve që të mos marrin pjesë në emision. Ju, Basha i bëtë presion studentëve"- iu kundërpërgj Dudushi.