Transmetuar më 12-12-2019, 23:40

Revista "Forbes" ka publikuar listën e femrave më të fuqishme në botë për vitin 2019.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është “kurorëzuar” përsëri si gruaja më e fuqishme në botë nga Forbes.

Kancelarja gjermane kryeson listën e Forbes 2019 e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde nga Franca, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.

Më poshtë keni listën e 10 femrave më të fuqishme, sipas "Forbes".

-Angela Merkel, Kancelarja Gjermane

-Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane

-Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

-Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

-Mary Barra, CEO e General Motors

-Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation

-Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments

-Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín

-Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë

-Marillyn Heëson, CEO e Lockheed./a.k/noa.al/