Transmetuar më 13-12-2019, 08:00

Një grup ekspertësh nga Izraeli qëndruan për afro dy javë në vendin tonë, për të inspektuar godinat e dëmtuara nga tërmeti dhe se kush prej tyre duhej të shembej dhe kush kishte nevojë vetëm për riparim.

Pas përfunimit të misionit, këtë të enjte Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka publikuar një videomesazh emocionues.

Në të tregohet se çfarë kanë bërë shqiptarët për popullin e tyre hebre në kohën e holokaustit dhe pamje nga misioni i tyre i këtyre ditëve.

Në video thuhet se tashmë pas 76 vitesh, Izraeli pati mundësinë të japë një ndihmë të vogël për popullin shqiptar pas tërmetit 6.4 ballë të 26 nëntorit.

Për më tepër shihni videon më poshtë. /a.y/noa.al