Transmetuar më 13-12-2019, 08:14

Ajo është sot një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, me një karrierë të gjatë pas shpine dhe koncerte të shumta ku është e pranishme.

Por teksa është bërë nostalgjike për fillesat e saj ajo ka publikuar një fotografi nga fëmijëria, e marrë nga një faqe gazete ku shihet duke kërcyer.

Nëse nuk e njohët se për kë bëhet fjalë, lexoni më poshtë çfarë shkruante gazeta asokohe:

“Kjo vogëlushe është Ingrit Gjoni, 12 vjeç. Pretendon të konkurrojë regjisoren e njohur, Vera Grabocka. Madje ajo kërkon të jetë edhe stiliste edhe koreografe.

Pas përfundimit të spektaklit të ‘10 të diela Lambada’, ditët e fundit ajo ka filluar realizimin e spektaklit të dytë për banorët e lagjes numër 9 të Tiranës”. /a.y/noa.al