Transmetuar më 13-12-2019, 08:44

Teksa festat e fundvitit po afrojnë, shumica e njerëzve kanë nisur zbukurimet dhe krijimin e atmosferës festive.

Mes tyre edhe çifti i këngëtarëve Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi kanë zbukuruar pemën në shtëpinë e tyre.

Ndërsa ka publikuar një fotografi të tij dhe Enit pranë pemës, ai shkruan fjalët më të ëmbla për të fejuarën.

“Jashtë dritareve borë e bardhë… Brenda ngrohtësi që vjen nga sytë e saj… Gjysma ime më e mirë”, shkruan Genci.

E njëjta fotografi është publikuar edhe nga Eni, e cila shkruan po ashtu, “Gjysma ime më e mirë”. /a.y/noa.al