Transmetuar më 13-12-2019, 09:06

Ajo është një prej gazetareve më të lirshme në ekranet shqiptare dhe këtë lirshmëri e shfaq vazhdimisht.

E ftuar këtë të ejte në emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ me temë “Vajzat që propozojnë djemtë”, gazetarja Dasara Karaiskaj tregoi historinë e saj më bashkëshortin duke bërë të ditur që e ka hedhur vetë hapin e parë.

“Pas gjashtë muajsh marrëdhënie edhe unë i dhashë drejtim vetë, vendosa vetë t’i jap drejtim. Pas gjashtë muaj bashkëjetesë.

Me Damianon i thashë a i takojmë një herë ata të shtëpisë sime, jo për t’i dhënë një drejtim marrëdhënies por sepse prindërit e mi ishin jashtë dhe të rrinin te qetë: Ja ky është ai djali që po shoqërohem në këtë momente dhe nuk ka pasur në thelb një propozim martese. Ka qenë kjo, pastaj vajza dhe e neglizhuam shumë martesën”, tha Dasara.