Transmetuar më 13-12-2019, 09:24

Viti 2019 ka qenë padiskutim i artë për këngëtaren Taylor Swift. Albumi i saj i ri “Lover” ka shënuar fitime rekord, qoftë prej shitjeve, edhe prej dëgjimeve online, por është shoqëruar edhe me çmime.

Këngëtarja me një pasuri prej 185 milionë dollarësh, rezulton më e paguara e vitit.

Në vendin e dytë pas saj vjen Kanye West me 150 milionë dollarë, i ndjekur nga Ed Sheeran me 110 milionië dhe Eagles me 100 milionë.

Në vendin e pestë vjen sir Elton John me 84 milionë, i ndjekur nga Jay-Z me 81 milionë, njëlloj sa e shoqja Beyoncè.

Në viin 2018, këngëtarja më e paguar u shpall Katy Perry me 83 milionë dollarë. /a.y/noa.al