Transmetuar më 13-12-2019, 10:12

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka caktuar datën e provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2019-2020. Provimet do të nisin në datë 8 qershor me atë të gjuhës shqipe për t’u mbyllur në datë 18 qershor.

Sipas MASR, kohëzgjatja e provimeve do të jetë dy orë e gjysmë, nga ora 10:00-12:30. Përpara provimeve, çdo shkollë duhet të bëjë konsultime me maturantët për lëndët ku do testohen, sipas një grafiku të hartuar nga QSHA-ja.

Edhe tërheqja e testeve të provimeve për maturantët që kanë kontestime mbi rezultatin, do të bëhet gjithashtu mbi bazën e një grafiku të hartuar nga QSHA-ja.

Mbyllja me sukses e tyre iu garanton maturantëve të drejtën për të kandiduar në universitete. Ndërkohë që Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) bën kalkulimet e nevojshme, ata duhet të mendojnë zgjedhjen e dhjetë preferencave që do t’i bëjnë fitues.

Datat e provimeve

Gjuhë e huaj në datë 8 qershor

Gjuhë Shqipe në 11 qershor

Matematika në 15 qershor

Provimi me Zgjedhje në 18 qershor/b.l/noa.al./