Transmetuar më 13-12-2019, 10:11

Një çift bashkëshortësh në Librazhd, të cilët prej pak ditësh ishin martuar, janë helmuar.

Ata janë dërguar në gjendje të rëndë në spital mëngjesin e sotëm, ku nusja ka ndërruar jetë.

Dyshohet se Olsjan Hajdari, 27 vjec, dhe Rezarta Hajdari, 19 vjeçe kanë helmuar veten.

Teksa 19-vjeçarja ka gjetur vdekjen, i riu ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.

Ishte nëna e djalit ai që i gjeti të rinjtë pa ndjenja në banesën e tyre në fshatin Xhyrë, duke lajmëruar ndihmën e shpejtë.

Mësohet se çifti ishin martuar të dielën, ndërkohë që rrethanat e kësaj ngjarje janë të paqarta, teksa hetimet vijojnë. /a.y/noa.al