Transmetuar më 13-12-2019, 11:08

Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Julie Craven ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën me dije se takimi vjen për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri.

Me në investim fillestar prej 920 mijë dollarësh, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj.

Bëhet me dije se investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar.

“ShBA ndihmon Shqiperine të luftojë korrupsionin”, shkruan ambasada. /a.y/noa.al