Transmetuar më 13-12-2019, 11:30

Në dallim nga një sërë ligjesh të cilat i ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin që ka të bëjë me dhurimin e apartamenteve për familjarët e viktimave.

Ky dekret i tij vjen pasi nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona.

DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.

Nr. Dekretit 11382

Tiranë, më 11.12.2019/a.y/noa.al