Transmetuar më 13-12-2019, 11:47

Zjarrfikësit amerikanë të “Midwest City Fire Department” të Oklahoma, paralajmërojnë njerëzit, nëpërmjet një video të publikuar online.

Mund të duket e çuditshme, por lënia e një shishe me ujë brenda në makinë mund të jetë fatale, për shkak se përbën një rrezik serioz për të rënë zjarr. Nuk janë të paktë njerëzit të cilët mbajnë ujë në makinë, pa e ditur se çfarë mund të ndodhë nga lënia e shishes në makinë.

Një zjarrfikës amerikan ka realizuar një video, nëpërmjet të cilës paralajmërohet rreziku i zjarrit. Zjarrfikësi në fjalë është Dioni Amuchastegui nga Idaho, i cili e kishte lënë shishen me ujë në makinë, teksa kishte shkuar për të ngrënë drekën.

Por kur u kthye vuri re se nga makina po dilte tym. Për shkak të rrezeve të diellit që hynin në maskinë, materiali i shishes mori zjarri. Dioni doli nga situata me dy djegie brenda mjetit të tij.

Zjarrfikësit paralajmërojnë me anë të videos që gjeni më poshtë rrezikun lidhur me shishen e ujit në makinë. /a.y/noa.al