Transmetuar më 13-12-2019, 11:53

Bota e muzikës është në zi. Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë zbavitëse, Irfan Blakçori ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare.

Siç raporton Telegrafi, Blakçori ishte për një kohë punëtor i RTP-së së dikurshme.

Pas mbylljes së këtij institucioni, ai u shpërngul në Bruksel të Belgjikës.

Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së Irfanit. Ai ishte i qindra këngëve, ku më të njohurat ishin “Zogu i plagosur”, “Antigona”, “Sot është ditëlindja jote” dhe “Unë të dua”.

Irfani ishte baba i një djali dhe tri vajzave./noa.al/