Transmetuar më 13-12-2019, 12:00

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen presidentes së Komisionit Europian Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve të BE për solidaritetin e shprehur ndaj Shqipërisë pas vendimit për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në fund të Janarit të 2020, për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Rama shprehet se ky lajm e mbush me energji për suksesin e përpjekjes që të dalin të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi.

“Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE 😊🙏

Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin😊”, shkruan Rama./b.l/noa.al/