Transmetuar më 13-12-2019, 13:47

Presidenti Ilir Meta ka marrë si këshilltar të tij, ish-drejtuesin e Emergjencave Civile në qeverinë e Edi Ramës.

Presidenti i Republikës ka vendosur të emërojë zotin Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.

Ky vendim vjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe u shembën me mijëra godina.

Prej afro një viti Prençi, nuk është më në krye të Emergjencave, duke mos kursyer as kritikat ndaj qeverisë. /a.y/noa.al