Transmetuar më 13-12-2019, 14:28

Një burrë 37-vjeçar gjeti vdekjen, pasi i dha të gjitha mbulesat e tij, vajzës 8 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Bueng Kan, në Tajlandë, ku siç shkruajnë mediat vendase, burri gjeti vdekjen nga hipotermia, për shkak të temperaturave të ulëta në vend.

Endacaku, i divorcuar dhe me dy vajza, quhej Prasarn Homthong, ndërkohë që jetonte në një shtëpi në ndërtim e sipër, pa dyer dhe dritare.

Për shkak të të ftohtit që kishte goditur vendin, burri kishte vendosur që t’ia jepte mbulesat e tij vajzës, ndërsa flinte vetë, vetëm me një këmishë me mëngë të gjata dhe një palë pantallona të shkurtra, shkruan noa.al.

Gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, vajza ishte zgjuar dhe kishte vendosur që ti jepte një batanije të atit, por aty kuptoi se kishte vdekur. Në trupin e tij u bë autopsia, ku u konfirmua vdekja prej hipotermisë. /a.y/noa.al