Transmetuar më 13-12-2019, 14:59

Paja e dasmës është shumë e ulët, kështu që lejoi që të fejuarën ta përdhunonin në grup. Një vajzë 17-vjeçare gjeti vdekjen pasi u përdhunua pandërprerë, për orë me radhë nga i fejuari dhe nga shokët e tij.

Si të mos mjaftonte kaq, pasi abuzuan seksualisht me të, e lyen trupin me benzinë dhe i vunë zjarrin, e cila pësoi djegie në 90% të trupit, duke gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë u shënua këtë të martë në zonën e Shantirbazar, të Indisë, ku alarmi u dha nga fqinjët e shtëpisë, të cilët panë se çfarë po ndodhte.

Pavarësisht dërgimit në spital, e reja gjeti vdekjen. Mësohet se 17-vjeçarja ishte rrëmbyer, torturuar, përdhunuar dhe vrarë, gjithçka pasi paja e ofruar nga familja e saj për martesën, ishte cilësuar shumë e ulët.

Familja kishte ofruar një pajë prej 17 mijë rupie, të cilat u cilësuan si fyese nga 23-vjeçari dhe nëna e tij. Dy të rinjtë ishin njohur në rrjetet sociale dhe më tej pas disa muajsh, kishte kërkuar që të martohej me vajzën, shkruan noa.al. Familja e saj kishte pranuar, por nuk mund ti jepte dot pajën e kërkuar, kështu që vendosi për një shifër më të ulët.

Një ditë më vonë nëna e vajzës mori një telefonatë ku i thuhej se vajza ishte rrëmbyer dhe se nëse nuk jepte paratë e kërkuara, puna do përdundonte keq… dhe kështu ndodhi. /a.y/noa.al