Transmetuar më 13-12-2019, 15:28

Pas propozimit nga kryeministri Rama, presidenti Ilir Meta dekretoi brenda ditës Arben Ahmetaj si Ministër për Rindërtimin.

Kryeministri mori vendimin për të shtuar një ministri të re në kabinetin e tij pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit", shkruajti Rama në një postim në Twitter.

Menjëherë pas propozimit, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi konfirmoi se përgjigjen pozitive për dekretimin e Ahmetajt.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruajti zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi në Facebook./a.m/noa.al/