Nga helmimi i dy të rinjve në Librazhd kanë dalë detaje të reja, ku dyshohet të jenë helmuar nga një person i tretë.
Më parë, Policia tha se Olsi dhe Rezarta Hajdari, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, nga fshati Xhyrë i Librazhdit, u vetëhelmuan pesë ditë pas martesës, në rrethana të paqarta.
E reja ndërroi jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit.
Çifti u gjet në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit nga e ëma e djalit e cila njoftoi menjëherë të afërmit dhe i dërguan dy të rinjtë në spitalin e Librazhdit. Për 19-vjeçaren ishte tepër vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë, tezja e Olsianit tregoi gjithashtu nga spitali se nuk kishin patur dijeni për probleme të çiftit dhe se gjithçka kishte qenë e papritur./a.m/noa.al/
Prindërit e çiftit që u vetëhelmua në Librazhd, tregojnë çfarë dinë për ngjarjen
U martuan këtë të dielë. Flasin prindërit e çifit të vetëhelmuar: Jemi të shokuar
U martuan të dielën! Nusja gjeti vdekjen, i riu rëndë, policia: U vetëhelmuan