Transmetuar më 13-12-2019, 17:10

Në Shqipëri, pjesa më e madhe e burrave duan që të kenë patjetër djalë për të trashëguar emrin e familjes. Kjo gjë nuk ishte aspak në mendjen e gjyshit të kryeministrit Rama.

Në vizitën e familjes Çupi në Kamëz, të cilët humbën nënën, babain dhe vëllain në tërmetin e 26 nëntorit, Rama nuk hezitoi të tregonte një histori nga familja e tij.

Kryeministri zbuloi se nëna e tij është vajza e vogël e shtëpisë sepse gjyshi donte të bëhej me vajzë.

"Nëna ime e nënta se gjyshi donte gocë, nuk pranonte çun. Gjyshja e shkretë nisu për maternitet, kthehu me çun, vazhdojmë punën thoshte ai. Nëntë në 14 vjet", u shpreh Rama.

Ndërsa një nga familjaret i cilësoi gratë e asaj kohe si "heroine", fjali që u mbështet edhe nga kryeministri./a.m/noa.al/