Transmetuar më 13-12-2019, 17:35
Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka ka publikuar fotografinë e ëmbël me bashkëshorten Leonita dhe vogëlushen e tyre Ayana.
Në imazh duket se të dy mbajnë në krah vajzën dhe Graniti i dhuron një puthje në ballë të shoqes.
Në këtë prag festash fundviti, ai gjen rastin të tregojë vlerat e familjes pa lënë pas disa fjalë tepër emocionuese për Leonitën.
"Familja mbi gjithçka. Faleminderit që je nëna më e mirë që Ayana mund të kërkojë", shkruajti Graniti.
Të dy u bënë prindër për herë të parë më 7 nëntor dhe kanë dashurinë për vajzën shpesh herë me postime të ndryshme në rrjete sociale./a.m/noa.al/