Transmetuar më 13-12-2019, 19:18

Ndeshje e çmendur në stadiumin kombëtar, ku po luhet Partizani-Tirana.

Që në minutën e tetë Tirana kaloi në avantazh me anë të Bathës. Ky i fundit me mjaft zgjuarsi gjuajti me kokë një top të ardhur nga Torasa.

Por festa e bardhebluve zgjati vetëm pak sekonda pasi Partizani barazoi gjithçka me anë të Bardhit.

Pas dy superpritjeve nga Ilion Lika, Bardhi shtyu topin në rrjetë. /k.k/noa.al/