Transmetuar më 13-12-2019, 19:47
Foto ilustruese

Andi Zylyfi është i riu 23-vjeçar që mbeti i vrarë në një atentat në rrugën kombëtare Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Përparim.

Ai ishte në një lokal së bashku me një tjetër person, teksa ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Në drejtim të tyre është qëllur me armë zjarri nga një makinë në ecje, ndërsa një plumb në kokë i ka shkaktuar vdekjen të riut.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë teksa po punohet për të identifikuar autorët. /k.k/noa.al/

Vritet me armë një i ri në Peqin, plagoset një tjetër