Transmetuar më 13-12-2019, 19:58

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar për atentatin ku mbeti i vrarë një i ri.

Bëhet e ditur se nē aksin rrugor Elbasan – Peqin,  në fshatin Përparim,  në drejtim të një mjeti  është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta,  dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit.

Pak minuta më vonë, si pasojë e plagëve të rënda, ndërroi jetë i riu 23-vjeçar, Andi Zylyfi, ndërsa i plagosuri është Albert Uruçi.

Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale. /k.k/noa.al/