Transmetuar më 13-12-2019, 21:03

Përfundon me fitoren e Tiranës derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Në një ndeshje fantastike nga dy ekipet, djemtë e Ngo ishin ata që në fund morën tre pikët.

Tirana rikthehet te fitorja pas më shumë se 6 vitesh ndaj Partizanit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në të dytën Tirana gjeti golin në fund të takimit me Kobina.

Ajo që vlen të theksohet është loja e ndershme dhe sjella shembullore e tifozerisë në shkallët e stadiumit. /k.k/noa.al/