Transmetuar më 13-12-2019, 21:19

Kjo ka qene festa e ekipit, pas fitores së mbrëmjes, festë që ka vazhduar edhe me tifozët pas ndeshjes.

Pas 6 vitesh, është koha që edhe Tirana të festojë.

Në një atmosferë festive, ku të pranishëm ishin mbi 20 mijë tifozë bardheblutë, nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo, ia dolën të gëzonin tifozët që nuk shijonin një fitore ndaj rivalit të tyre historik prej vitit 2014.

Mbyllet me rezultatin 1-2 ndeshja midis Partizanit dhe Tiranës e cila u luajt mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar.

Ndonëse me një trajner provizor në stol, bardfheblutë para mijëra tifozëve ia kanë dalë të rikthehen tek fitorja e shumëpritur.

Ndeshja nisi mjaft vrullshëm për bardheblutë. Partizani kaloi në minutën e 8-të me anë të Idriz Bathës, por Bardhi barazoi rezultatin vetëm 3 minutave lojë.

Goli i fitores për Tiranën u shënua nga Kobinah në minutën e fundit.

Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës kundër Partizanit që prej shkurtit të 2014-tës.

Pas javës së 15-të pavarësisht humbjes, Partizani ndodhet në vendin e parë.

Por me këtë fitore Tirana është ngjitur në kuotën e 22 pikëve, duke u pozicionuar në vendin  e pestë.

 

                                                          Partizani-Tirana 1-2

Shënues: 11’ Bardhi / 8’ Batha, 90’ Kobina

Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizaj (67′ Braun), Trashi, Romero, Hyseni (76′ Hakaj), Kordeiro, Bardhi, Solomon (46′ Çinari). Trajner: F. Lerda

Tirana: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Çelhaka, Batha, Halili (67′ Muçi), Kobina, Torasa (90’+3′ Imami)’, Ngoo. Trajner: E. Egbo

Kartonë të verdhë: Bitri, Romero, Trashi, Hyseni, Kordeiro / Vangjeli, Ngoo, Kobina, Çelhaka

Karton i Kuq: Kobina (‘90)

Gjyqtar: Enea Jorgji