Transmetuar më 13-12-2019, 21:50

Buxheti 2020 do të përqëndrohet te paketa e rindërtimit nga tërmeti.  Qeveria ka parashikuar një fond  prej 20 miliardë lekësh, nga të cilat 13 miliardë do të financohen nga buxheti i brendshëm dhe 7 miliardë nga donatorët.

Ndërkohë Komisioni Europian ka njoftuar mbajtjen e konferencës së donatorëve në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Për kreun  e LZHK-së gjithë procesi ka nisur mbrapsht pasi ende nuk kemi një faturë të dëmeve nga tërmeti.

Shehi: Sa do të jetë fatura do të dalë. Të dalë fatura dhe të fillojnë të bëjnë hesapet. Ndërtuesit janë turrur.Të shikojmë kush janë prioritetet, ka shtëpi dhe pallate që fare mirë mund të riparohen. Ideja se do bëhen dy lagje apo një, nuk është në dorë të kryeministrit. Nuk ndërton ky sulltanatin e vet, por shteti shqiptar ndërton shtëpi për shtetasit shqiptarë që janë dëmtuar dhe sipas ligjeve duhen zhdëmtuar.

Kjo bëhet në një shtet europian, ndoshta nga Arabia mund ta bëjnë ndryshe. Pasi të zgjidhim emergjencat duhet të hapë konkursin për mënyrën  e rindërtimit, do bëhen shtëpi individuale, me fshatra, do ndërhyjmë te urbanistika apo do riparojmë aty ku ishte. Planin zhvillimor kemi kohë ta bëjmë dhe duhet bërë me qetësi dhe seriozitet.

I ftuar në RTV Ora, Shehi po kaq të rëndësishme e konsideron dhe garantimin e sigurisë fizike të veprave publike.