Transmetuar më 13-12-2019, 22:22

Është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, 23-vjeçar, Ardit Uruçi.

Pas ndihmës që mori në spitalin e Elbasanit, mjekët thanë se ai e ka kaluar rrezikun për jetën, megjithatë është nisur drejt Tiranës për të marrë një ndihmë më të specializuar.

I riu ka një goditje në kokë si pasojë e një plumbi rioshet, ndërsa ka marrë plumba edhe në këmbë. Shënjestra duket se ka qenë, miku i tij me të cilin udhëtonte në makinë, Andi Zylyfi, i cili mbërriti i pajetë në spital, pas atentatit që iu bë dy të rinjve në fshatin të Përparim të Peqinit./NOA.al