Transmetuar më 14-12-2019, 07:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pak pas mesnatës mes të premtes dhe të shtunës në Gjirokastrës.

Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Myftar Xhebro, 17 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rezulton se automjeti me të cilin udhëtonte Xhebro, nuk është në pronësi të tij. /a.y/noa.al