Transmetuar më 14-12-2019, 08:14

Policia ka nisur një valë arrestimesh pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin më 26 nëntor, dhe me epiqendër në Durrës.

Mësohet se arrestimet dhe shoqërimet kanë të bëjnë me dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe personat që mund të kenë përgjegjësi, lidhur me shembjen e godinave.

Bëhet me dije se janë lëshuar 17-urdhra arresti, ku gjatë mbrëmjes së të premtes dhe gjatë orëve të para të së shtunës, janë bërë edhe shoqërimet e para.

Më konkretisht mësohet se janë shoqëruar në polici drejtori i Kavalishensës Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa.

Shkak për ndalimin e drejtuesve të Kavalishencës është bërë fakti se nga shembja e godinës prej tërmetit, gjeti vdekjen kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

Të dyshuarit në listën e urdhër arresteve, janë persona të cilësuar përgjegjës për shembjen e pallatit gjashtë katësh te stadiumi, pallatit tjetër të ish-Tropikali, ndërtesa katër katëshe në zonën e ish-Kënetës dhe “vila Palma”.

Për shkak se operacioni është në vijim, nuk bëhen me dije emra. Kujtojmë se nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona dhe mbetën të plagosur rreth 900 të tjerë. /a.y/noa.al