Transmetuar më 14-12-2019, 08:28

Një ngjarje e rëndë është zbuluar mëngjesin e kësaj të shtune në Lushnje, ku pronari i një lokali është gjetur i vrarë në biznesin e tij.

Viktima është 52-vjeçari Enver Boriçi, i cili rezulton që të jetë ekzekutuar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Kadri Gjystri’ në Lushnjë, ndërsa viktima është gjetur i pajetë rreth orës 07.45.

Mësohet se viktima është vëllai i ish-anëtarot të bandës famëkeqe të Lushnjes.

Vëllai i viktimës, Arben Boriçi ndodhet aktualisht në burg, për shkak të ngjarjeve për të cilat është gjetur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, si pjesë e bandës së Aldo Bares.

Paraprakisht dyshohet se Boriçi ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij, kur një person është afruar drejt tij dhe e ka vrarë. Trupi i tij është gjetur i ulur në karrige dhe i vrarë me plumb në kokë.

Forca të shumta kanë nisur kontrollet në zonë dhe kanë ngritur postblloqe me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /a.y/noa.al