I mori makinën shokut për xhiro, kush është i riu që humbi jetën në Gjirokastër
Transmetuar më 14-12-2019, 09:37

I kishte marrë makinën shokut të tij për të bërë një xhiro, por shpejtësia e madhe, bëri që të humbë jetën.

Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen 17-vjeccari Myftar Xhebro, gjatë mesnatës mes të premtes dhe të shtunës në Gjirokastrës.

Ngjarja ndodhi bë afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, ku automjeti tip Benz me të cilin udhëtonte i riu, doli nga rruga dhe u përplas në një pemë.

Për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme, drejtuesi i mjetit Myftar Xhebro, 17 vjeç, banues në Gjirokastër.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte i riu, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, humb jetën i riu/ Emri

Loading...
Loading...