Transmetuar më 14-12-2019, 10:21

“SKANDAL! Provohet abuzimi i qeverisë me bonuset e qirave për tërmetin. Militantët socialistë marrin qera të shumëfishta”.

Kështu thotë Partia Demokratike, e cila deklaron se Bashkia e Durrësit publikoi pak ditë më parë familjet që përfitojnë bonuset e qerasë për shkak të dëmtimeve të shtëpive të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në deklaratë thuhet se janë publikuar shpesh herë akuzat e banorëve të Durrësit dhe zonave përreth, më të goditurat nga tërmeti, se qeveria po i diskriminon ata banorë që njihen si kundërshtarë politikë, duke favorizuar deri në abuzim militantët e saj dhe se një rast i tillë është provuar me Manzën.

Në këtë linjë thuhet se ajo është një nga zonat më të goditura nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë.

“Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qeraje, tre prej të cilave janë për familjen e kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha. Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi sh.p.k.”. Siç tregon dokumenti, bonus qeraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha. Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qeranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e Manzës”, thotë Partia Demokratike. /a.y/noa.al