Favorizonte sipas interesit, lihet në burg ish-sekretarja e Gjykatës
Transmetuar më 14-12-2019, 11:00

Ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë 43-vjeçarja Edlira Shehu, ish-sekretare në Gjykatën Administrative Vlorë.

“Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj saj, duke bërë që të qëndroj në qeli në vijim të hetimeve.

Shehu u arrestua dy ditë më parë, e akuzuar se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Gjatë kësaj të enjteje, efektivët e policisë zbatuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e të dyshuarës Edlira Shehu, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur e dyshuara ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Mësohet se gjithë aktiviteti i Shehut, është bërë përkundër përfitimit monetar.

Ish-sekretarja akuzohet se ka grisur dhe më pas zhdukur komplet fashikullin gjyqësor të një dosje, duke sjellë probleme në mbarëvajtjen e këtij procesi gjyqësor. Ndërkohë në disa raste të tjera dyshohet se Edlira Shehu ka falsifikuar dhe firmën e gjyqtares G.Xh., duke firmosur vendimet në emër të saj.

Ndaj 43-vjeçares hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...