Transmetuar më 14-12-2019, 11:11

Një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht si pasojë e përplasjes së dy mjeteve të rënda në Itali.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 23.40 të mbrëmjes së kësaj të enjteje në zonën e Legnano.

Si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen drejtuesi i njërit kamion, 37-vjeçari shqiptar Ilir Filolli si dhe mbeti i plagosur rëndë, shoferi i kamionit tjetër.

Shqiptari kishte emigruar prej vitesh në Itali, ku jetonte bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij në zonën e Preganziol, provincë e Treviso.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, ku paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur në rrugë. /a.y/noa.al