Transmetuar më 14-12-2019, 11:38

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të shtunë banorët e prekur nga tërmeti në Laç.

Teksa ka parë disa banorë të cilët qëndronin në banesat e dëmtuara, ai ka kërkuar që të largohen prej andej dhe të shkojnë në strehat që ka mundësuar qeveria.

“Do shkoni të merrni lekët e qerasë te bashkia dhe do shkoni me qera. Për pallatet e dëmtuara nuk ia vlen riparimi ka shumë kosto, ndaj duhen shembur dhe të ndërtohet Laçi i 2020-ës”, iu tha Rama banorëve të mbetur të pastrehë.

Më tej ai u ndal në godinën e spitalit të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, ku tha se do t’i hapet rrugë ndërtimit të spitalit të ri, teksa i vjetri do të shembet.

Kreu i qeverisë deklaroi, se brenda gjashtë muajve, spitali i ri do të jetë gati. /a.y/noa.al