Transmetuar më 14-12-2019, 12:42

Në sport, njëlloj si në jetë, pasioni dhe vendosmëria mund të sjellin rezultate të mëdha dhe vogëlushja Rhea Bullos, është një shembull frymëzues.

11-vjeçarja filipinase arriti që të fitojë tre medalje ari në kampionatin e të rinjve të zonës në atletikë.

Gjithçka duke vrapuar me këpucë të qepura me dorë vetë, veshur në këmbë, ndërsa sipër shkruhej marka “Nike”.

Për arsye ekonomike, familja e vajzës nuk mund ti blinte atlete të vërteta.

Rhea, nxënëse në shkollën e Balasan në Filipine, nuk donte që të hiqte dorë nga gara vetëm se nuk kishte atlete dhe kështu me ndihmën e familjes, i krijoi vetë madje me emrin e firmës “Nike” sipër, shkruan noa.al.

Fotografia u publikuar në rrjetet sociale nga trajneri i saj, Predirick B. Valenzuela, duke bërë që brenda pak orësh, të bëjë xhiron e botës.

Talenti dhe vendosmëria, bënë që vogëlushja të fitojë garën e 400, 800 dhe 1500 metrave. /a.y/noa.al