Transmetuar më 14-12-2019, 13:17

Ashtu si çdo të shtunë edhe mbrëmjen e sotme bukuroshen Luana Vjollca do e shohim në emisionin “Shiko kush luan”.

Por në këtë puntatë, Luanën do e shohim krejt ndryshe, pasi ndryshe nga veshjet e zakonshme, sensuale, do të shfaqet e veshur me kostum popullor.

“Shqiptare”, shkruan Luana, teksa ndan disa fotografi paraprakisht me ndjekësit.

E veshur me taka të larta dhe kostum popullor, veshja tradicionale duket mjaft seksi në trupin e moderatores.

Këto fotografi të Luanës kanë marrë pëlqime të shumta, ku dhe është komplimentuar për zgjedhjen e bërë. /a.y/noa.al