Transmetuar më 14-12-2019, 14:16

Aktori i njohur Colin Firth dhe gruaja e tij italiane Livia Giuggioli, janë ndarë pas 22 vitesh martesë.

Aktori i njohur britanik, i famshëm për rolin e tij te ‘Bridget Jones’, njoftoi përfundimin e martesës, nëpërmjet agjentit të tij.

“Colin dhe Livia Firth janë ndarë. Mbeten miq dhe të bashkuar në dashurinë e tyre për fëmijët. Kërkojnë me mirësjellje që të respektohet privatësia e tyre. Nuk do të ketë komente të tjera”, u tha në deklaratën e ndarjes.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa u njohën në vitin 1995, ku Livia ishte asistente prodhimi e një filmi ku Firth interpretonte.

Në vitin 2017 Colin, së bashku me familjen jetoi për një kohë të gjatë në Itali, ku mori dhe shtetësinë. Më pas në vitin 2018 erdhi kriza, pas një lidhje jashtëmartesore mes saj me një shokun e fëmijërisë.

Por vetëm këto ditë dhjetori vjen komunikimi zyrtar i ndarjes. /a.y/noa.al