Transmetuar më 14-12-2019, 15:16
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të kapur me heroinë, kanabis dhe municione luftarake.

36-vjeçari M. Gj., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, u arrestua mbrëmjen e kësaj të premteje nga efektivët e komisariatit Nr.2.

Kjo pasi gjatë kontrollit në një nga ambientet e pallatit ku banonte i dyshuari, u gjetën shtatë doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë si dhe 51 fishekë luftarakë.

Kontrolli me tej ka vijuar dhe në banesën e 36-vjeçarit, ku i është gjetur dhe një sasi e dyshuar narkotike kanabis sativa, të cilat së bashku me lëndën narkotike të dyshuar heroine dhe fishekët luftarakë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim u arrestua në flagrancë edhe 23-vjeçari J. V., banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia iu gjetën dy doza të dyshuara me lëndë narkotike heroinë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /a.y/noa.al