Transmetuar më 14-12-2019, 15:45

Pesë vite burg është dënuar një shqiptar në Shtetet e Bashkuara, i cili planifikonte sulme terroriste atje.

21-vjeçari Fabjan Alameti është dënuar nga një gjykatë në Nju Jork, ndërsa më herët ai vetë kishte pranuar fajësinë.

Për herë të parë shqiptari u mor në pyetje në vitin 2018, dhe më vonë kishte postuar shkrime në rrjetet sociale, në mbështetje të organizatës ISIS.

Prokurorët thonë se ai po udhëtonte me autobus drejt Montanës më 15 mars, kur një person i armatosur vrau 50 njerëz në një xhami në Christchurch të Nju Zelandës.

Shqiptari kishte biseduar online me një person pa e ditur se ai ishte informator, dhe të cilit i kishte shpalosur planin e tij që të sulmojë njerëz të zakonshëm në shenjë hakmarrje sikurse edhe planet e tij që të ndëmerrte një sulm kundër një objekti ushtarak në SHBA.

I riu u arrestua më 3 prill në një poligon armësh në shtetin Montana. /k.k/noa.al/