Transmetuar më 14-12-2019, 18:54

Një ditë pasi vendosi që të krijojë një ministri të posaçme për rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti, e ku në krye të këtij dikasteri do jetë Arben Ahmetaj, Kryeministri Rama ka publikuar një videomesazh.

Kreu i qeverisë u ka dhënë përgjigje skeptikëve që thonë se mund të ketë abuzime me fondacionet e dhuruara.

Ai paralajmëron se secili që do kapet duke bërë një gjë të tillë do marrë dënimin e merituar.

“Nuk dua t’ju rrokanis kokën me shumë llafe, por dua t’ju siguroj që unë do bëj çmos që çdo qindarkë të shpenzohet me mençuri dhe ndershmëri.

Do bëj çmos që këtë krizë ta kthejmë në një mundësi të madhe për të krijuar shembuj kuptimplotë të rilindjes urbane dhe sociale. Ju lutem të keni besim dhe durim.

Për çdo akuzë që do dëgjoni të jeni të bindur se unë do kërkoj verifikimin dhe argumentimin e saktë të çdokujt që mund të akuzohet dhe nëse ka vërtetë bazë do merren masa që çdo abuzues të shporret nga radhët tona dhe të vihet para drejtësisë”, tha Rama.

Sipas tij, ata që humbën banesat e tyre, do kenë një të re brenda vitit 2020. /k.k/noa.al/