Transmetuar më 14-12-2019, 19:49

Humbja përballë Tiranës i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Partizanit, Franko Lerda.

Klubi ka vendosur që të shkarkojë italianin që pasoi në këtë detyrë Skënder Gegën.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, thuhet në faqen zyrtare të Partizanit.

Të kuqtë humbën derbin e parë që pas gjashtë vitesh, por kjo nuk ka ndikuar aspak në vendimin e klubit.

Lerda udhëhoqi Partizanin në 15 ndeshje. /k.k/noa.al/