Shqiptari në gjendje kritike për jetën, thirrja nga Greqia: Na ndihmoni ta identifikojmë
Transmetuar më 14-12-2019, 21:03

Një shqiptar i cili jeton në Greqi është përballur me një situatë të rëndë ditën e sotme.

Teksa ai ka qënë duke kaluar në rrugë ka hasur një person të shtrirë në tokë, pa ndjenja, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Personi pa ndjenja është shqiptar gjithashtu, ndërkohë që qytetari Arian Blloshmi kërkon ndihmën e të gjithëve për të identifikuar këtë person.

Ai i bën thirrje çdo shqiptari që e njeh t’i vijë në ndihmë pasi mjekët në zonën e Kallamatës theksojnë se është në gjendje kritike për jetën.

Shqiptari në gjendje të rëndë sipas informacioneve është pa dokumenta dhe prej kohësh ka jetuar në kushte të vështira, shkruan JOQ.

Thirrja e Arian Blloshmit:

Pershendetje miqt e mi te dashur ju bej thirrje te gjithe shqiptarve apo te afmit e kitij personi qe kush e njeh apo e ka baba xhaxha apo daje apo njerin e tyre… Te paraqiten ne spitalin e tramumes ne Kallamata…qe ti vine ne ndim pasi ky person esht ne gjendje kritike per jeten kam kaluar rastesisht nga pilosi per ne kallamata dhe ne buzet te rruges ndodhesh ky person i shtrir per toke ne gjendje te mjerueshme per jeten,,, I bej thirrje Ministrise se jashtme dhe asaj te brendshme shqiptare te marrin menje here kontakte me qendren spitalore te kallamates per te mesuar per gjendje dhe jeten e keti personi pasi kemi te bejm me nji jeten njeriu/ Pasi ky person nuk dispunon as dekumenta ne shtetin grek si pas informacionin qe me dhan banoret dhe shqipetaret per rrethe kallamates ky person ishte ne meshir te zotit pa shpi pa uje pa buke dhe fletja e tij ishte ne bythe te ullirit Dhe nuk disponon as pasaport as leter indefikim.. Pasi kam kominikuar me mjeket e siptalit te kallamates konfirmuar se personi ne fjal esht ne gjendje kritike per jeten… Nese mundet te jete babai im dhe i joti vellai im apo i joti prandaj duhet ta ndimojm me sa mundemi Duhet te veproj me njeher ituticionet shtetrore shqipetare per ti ardhur ne ndim keti personi qe per momenti ndodhet ne duart e mjekve grek Me Lejoni te falenderoj orgjencen greke qe pasi mori tefonaten nga ana ime per ti ardhur ne ndime keti personi u gjenden ne korrekord pran keti personi…. Nese mundesh shperndaje dhe ti qe dikush nga te afmit e ketij ta shikoj…pasi qenka ne meshir te zotit dhe qenka i vetem…ketu ne greqi.”

Loading...
Loading...