Transmetuar më 14-12-2019, 22:35

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e një aksidenti në Katund të Ri, në Durrës.

Sipas Berishës në video shihet një i aksidentuar që ndodhet i shtrirë dhe rruga e gjakosur.

Berisha shkruan se i aksidentuari ka pritur me orë autoambulancën për ta transportuar.

“I aksidentuari pret orë në mes të rrugës autoambulancen për ta transportuar. Urgjenca nuk ekziston”, shkruhet në mesazhin krahas videos që qytetari dixhital i ka dërguar Berishës.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/