Transmetuar më 15-12-2019, 08:11

Tirana dhe Durrësi nuk po gjejnë qetësi nga tërmtet e vazhdueshme. Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në vendin tonë.

Pas mesnate sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit janë ndjerë rreth 7 lëkundje, më e madhja me magnitudë 4 të shkallës rihter në orën 2:18. E njëjta lëkundje sipas EMSC ka qenë me magnitudë 4.5.

Lëkundjet janë ndjerë në detin Adriatik. Por, më i forti është regjistruar në zonën e Shijakut. Tërmetet e tjera të magnitudë 3.5 dhe 3.1 janë regjistruar në detin Adriatik përkatësisht rreth orës 01:46 minuta dhe rreth orës 03:49 minuta.

Ky i fundit është regjistruar në të njëjtën orë kur ra tërmeti dramatik i 26 nëntorit që la pas rreth 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

Sipas ekspertëve, pas goditjes së fortë të 26 nëntorit, fenomeni i lëkundjeve në vazhdim janë diçka normale./b.l/noa.al/