Transmetuar më 15-12-2019, 08:40

Ndoshta ju erdhi papritur lajmi, por burime për Prive bëjnë të ditur se Mc Kresha dhe e fejuara e tij Erzina do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre sot.

Ceremonia pritet të jetë private dhe të pranishëm do të jenë vetëm të afërmit dhe miqtë e ngushtë të çiftit. Madje, të ftuarve u është kërkuar të mos postojnë në rrjetet sociale foto dhe video nga dasma.

Sipas Prive, festa ka filluar që mbrëmjen e djeshme, pasi Erzina ka mbledhur mikeshat e saj për festën e beqarisë apo Kanagjegjin siç njihet në Kosovë.

Lidhja e reperit me Erzinën u bë publike në fillim të muajit nëntor. Fotot e çiftit që kanë qarkulluar në media kanë qenë të pakta.

Presim për detaje të tjera nga dasma, megjithëse siç duket gjasat që pamjet të bëhen publike janë të pakta./b.l/noa.al/